Galeria e Arteve Digjitale Korçë (GADK) fton artistë vizionarë, organizata dhe institucione te fokusuara ne art dhe kulture, nga Shqipëria dhe jashtë sajpër të paraqitur projekt propozime për një bashkëpunim frymëzues! Nëse jeni krijues dhe dëshironi të tejkaloni kufijtë e artit tradicional, ne duam të dëgjojmë nga ju!
RRETH NESH:
GADK është e përkushtuar të shfaqë ndërthurjen dinamike të teknologjisë dhe artit. Si një platformë inovative, ne synojmë të përforcojmë zërat e artistëve vizionarë, organizatave dhe institucioneve me fokus artin dhe kulturen, të cilët duan të eksplorojnë mundësitë e mëdha të fushës digjitale.
MUNDËSI:
Ne po kërkojmë artistë të pasionuar, organizata dhe institucione me fokus artin dhe kulturën, për të bashkëpunuar me ne në projekte multidisiplinare dhe novatore që ripërcaktojnë peizazhin e artit digjital. Nëse jeni të specializuar në arte pamore, muzikë, arkitekturë, teatër, kërcim ose çdo formë tjetër të shprehisë së artit, ne duam të shohim idetë tuaja unike të cilat do të marrin jetë brenda hapësirës së galerisë tonë digjitale.
ADRESA E EMAIL: Info@gadk.al
Galeria e Arteve Digjitale Korçë pret të eksplorojë me ju mundësitë e pakufishme të artit digjital! Bashkohuni me ne në krijimin e së ardhmes së shprehjes artistike.