PROJEKTI GADK
Galeria e Arteve Digjitale Korçë është një projekt realizuar falë përpjekjeve të përbashkëta të Bashkisë Korçë dhe “8 Plus”, një organizatë jofitimprurëse me mision për të promovuar kulturën, artin dhe inovacionin në Shqipëri.
GADK ofron një përvojë gjithëpërfshirëse të artit digjital, ku arti tradicional takohet me teknologjinë e fundit. Nëpërmjet platformave digjitale moderne dhe instalimeve interaktive, kryeveprat e artistëve vendas dhe botërorë marrin jetë, duke krijuar një udhëtim shumë dimensional për publikun. Përveç kësaj, GADK do të shërbejë si një laborator për teknologjitë e reja, artet digjitale, gjeneruese dhe Inteligjenca Artificiale (AI). Kjo përfshin promovimin e eksperimentimit, inovacionit dhe bashkëpunimin duke nderthurur artin dhe teknologjinë.